Përfundon telenovela, Milani në dorën e pronarëve kinezë (Foto)

193

Më 3 mars 2017 klubi i Milanit do të jetë në dorën e investitorëve të rinj kinezë. Gjatë gushtit të vitit të kaluar ish-presidenti Silvio Berlusconi ka arritur marrëveshjen për shitjen e Milanit e cila për shkak të borxheve të prapambetura është shtyrë dhe pritet të finalizohet në fillim të muajit të ardhshëm.

Kjo marrëveshje do të jetë investimi ë i madh kinez për një klub evropian përfshirë këtu edhe një borxh prej 185 milionë sterlinash ose (217 milionë euro), shkruan tabloidi britanik “The Sun”.

Data 3 mars është afati i fundit i finalizimit që do të vijë nga Pekini, ndërsa Berlusconit i është premtuar posti i presidentit të nderit që ende nuk dihet nëse do të pranohet apo jo, transmeton syri.

Pronarët e rinj kinezë kanë qëllim për të rikthyer Milanin në majën e Europës duke programuar një plan për të investuar miliona euro ku do të afrohen lojtarë të kalibrit botëror.

Image

Comments