Petrit Selimi: Transporterët që ia dha Serbia Rusisë kushtojnë vetëm 12 mijë dollarë si skrap

519

Mediat serbe kanë njoftuar se Rusia i ka dhuruar 10 automjete të blinduara të tipit BRMD 2, ushtrisë së Serbisë. Por, po del që këto automjete të cilat bënë bujë në media ka disa dekada që kanë dalë nga përdorimi. Për të njëjtën çështje ka shkruar në Twitter edhe Petrit Selimi, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq shprehi sot falënderimin për Federatën Ruse e homologun e tij Vladimir Putin, për 10 automjetet e blinduara të tipit BRDM 2 që ushtria e Serbisë mori dhuratë nga Rusia.

Kreu i shtetit serb, tha se nuk bëhet fjalë për automjete të tilla të tipit të vjetër, e se këto që i morën dhuratë janë të reja.

“Këto automjete janë të rëndësishme për të ruajtur integritetin tonë territorial dhe kanë një efekt parandalues. Nuk kemi asnjë plan pushtimi”, tha Vuçiq në një bisedë me ushtarët në Nish gjatë prezantimit të këtyre mjeteve, derisa shtoi se automjetet e tilla e rrisin gatishmërinë luftarake të forcave ushtarake të Serbisë.
Lidhur me këtë çështje, ka reaguar sot përmes Twitterit, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi.

Selimi ka shkruar se këto automjete, janë momentalisht hekurishte metali që kushtojnë 12 mijë euro, e që kanë dalë nga përdorimi që nga viti 1989.

“Serbia njoftoi për marrjen e 10 automjeteve të blinduara donacion nga Rusia. Duket se këto kushtojnë 12.000 dollarë, si hekurishte, sepse të njëjtat janë ndaluar të prodhohen që nga viti 1989”, ka shkruar ish-ministri./GazetaExpress/

Comments