Veshje të bukura tradcionale Shqiptare nga Reka e Epërme…

195

Reka e Epërme,shtrihet në dy anët e Lumit të Radikës,midis kurorave malore të Korabit dhe Deshatit në veri kufizohet me Kosovën dhe në perëndim me Shqipërinë,mes qyteteve të Dibrës dhe Gostivarit, historikisht ka qenë zonë me shumicë të shqiptarëve të besimit Ortodoks dhe shqiptarëve të besimit Musliman.
Pas pushtimeve serbo-bullgari pas vitit 1913 në decenie të tëra kan qenë nën trysninë e asimilimit dhunës dhe terorrit,djegjeve të fshatrave dhe vrasjeve për shpërngulje masive nga kjo krahinë,ndrimi ikonografisë nëpër kisha dhe caktimin e priftërinjëve serb nga kolonizatorët e ardhur të shumadisë dhe rashkës.

Në vitin 1941 iu ribashkua sërish shtetit amë Shqipërisë duke rezistua në mbrojtje të kombëtarizmit të udhëhequr nga komandanti i Ballit Kombëtar të asaj zone Aqif Reçani,kjo deri në vitin 1944 kur u tradhëtuan nga komunistët shqiptarë.Pas vitit 1945 sërish tashmë sllavomaqedonasit filluan brutalisht asmilimin e shqiptarëve ortodoks disa duke i detyruar të emigronin dhe të tjerët duke i joshur me poste e funksione qeveritare.Sot thuajse shqiptarët e beismit ortodoks janë krejtësisht të asimiluar dhe nuk e flasin gjuhën shqipe gjeneratat e reja.Ndërsa shqiptarët e besimit musliman vazhdojnë me kombëtarizmin e tyre,dhe duke kultivuar traditat e tyre kombëtare e kulturore.

Eugen Shehu

Comments