Policia e Kosovës ndalon Marko Gjuriçin 

286

 

20160922091312330646

Policia e Kosovës mbrëmë në Graçanicë e ka ndaluar automjetin në të cilin gjendej i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriçin dhe kishte kërkuar nga ai që ta braktiste Kosovën, transmeton Koha.net.

Pas debatit gjysmë orësh ndërmjet policisë, zëvendëskryeministrit të Kosovës Branimir Stojanoviç dhe prefektit të Graçanicës Vladeta Kostiç, Gjuriçit iu lejua qëndrimi.

Gjatë ndalimit të automjetit, njofton radiokim, policët shpjeguan se kishin urdhër ta përcillnin Gjuriçin deri në Merdar dhe se do të arrestohej nëse do të kundërshtonte.

Në vendin e ngjarjes, përcjell Koha.net shkrimin e medieve serbe, u mblodhën qytetarët që kishin brohoritur “Serbia! Serbia!”

Gjuriç kishte dalë nga makina dhe kishte përshëndetur ata që ishin mbledhur. Aty kishte arritur edhe oficeri ndërlidhës i Serbisë në Kosovë Dejan Paviçeviç.

Gjuriç, thonë mediat serbe, ka pasur leje të rregullt qëndrimi në Kosovë deri sot në mëngjes në përputhje me marrëveshjet e mëhershme Prishtinë – Beograd.

Comments