Rast i tmerrshëm, vetura godet në këmbë bashkëlojtarin e yllit të Kosovës jashtë stadiumit

554

Mbrojtësi i Swansea Cityt Declan John është goditur nga një veturë jashtë “Liberty Stadium” pas fitores së uellsianëve ndaj Hull Cityt.

23-vjeçari ka publikuar një foto në rrjetet sociale duke thënë se vetura ka goditur këmbën e tij, por nuk ka lënduar lëndime serioze, raporton Zëri.info.

Swansea City konfirmoi se John nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz gjatë këtij incidenti pavarësisht kontaktit nga vetura.

Bashkëlojtari i Bersant Celinës nuk është ftuar nga trajneri Steve Coopern për ndeshjen në fjalë ndaj Hull Cityt.

Prurja verore Jake Bidwell startoi në krahun e djathtë, derisa Kyle Naughton ishte zëvendësuesi i John.

Comments