Rasti Sopotit, shqiptarët e pafajshëm nuk durojnë më

266

Rasti i Sopotit është një rast i montuar politik me qëllim burgosjen dhe maltretimin ish-pjesëtarëve të UCK-në në Kosovë e Maqedoni. Montimi eklatant është zbuluar edhe nga përgjimet e fundit të publikuara nga lideri i opozitës maqedonase, njofton agjencia e lajmeve INA.

Përse akuzohen Sopotasit 

Në vitin 2003 në fshatin Sopot një xhip i Natos duke kaluar nëpër fshatin Sopot për të shkuar në fshatin Sushevë ka hasur në një minë ku humbën jetën 2 ushtarë të Natos dhe një përkthyes.

Gjykata mori vendim që për këtë rast të fajësohen 13 banorë vendas ku vetëm me dëshmiën e Ramadan Bajrmait të cilin e detyruan ta nënshkruante letrën në të cilën pranohej fajësija (Ramadan Bajrmai ka deklaruar publikisht se letrën e kishte nënshkruar pas mallëtretimit që iu bënë disa ditë) ku Sopotasit u denuan me 156 vjetë burg.

Denimin e vuajtën 5 banorë :Sulejman Sulejmani, Samet Lutfiu, Hasan Klaiqi, Shaban Limani dhe Zenel Klaiqi, ndërsa 6 banorët tjerë u detyruan ta braktisnin atdheun. Pas disa vitesh burgim familjarët nuk duruan më dhe u detyruan të shikojnë tek Selia e Bashkimit Demokratik për Integrim(të cilët ishin në pushtet) ku qëndruan 1 natë. Ata i premtuan se do të bëjnë ç’mosë për lirimin e të pafajshmëve sopotasë dhe krijuan një Komision të posaçëm parlamentar të cilët e vërtetuan pafasinë e Sopotasëve.

Pavarësisht faktit të njohur nga i gjithë publiku se këta shqiptarët janë të pafajshëm pas vuajtjes së dënimit ata vazhdojnë të maltretohen nëpër procese gjyqësore.

Jo më larg se sot, gjykimi për këtë rast u rikthye nga e para, pasi gjykatësi i kësaj lënbde Jani Nica është angazhuar në Gjykatën e Apelit.

Njëri nga të akuzuarit, Hasan Zeneli i revoltuar nga kjo që po ndodhë tha se, gjykata po tallet me ta.

“Ne jemi duke pritur por nuk e dimë se çfarë po presim. Ne e dimë se jemi të pafajshëm, këtë e dinë edhe i gjithë opinioni, por për cka e zgjasin nuk e dimë. Mjaftë më me këto maltretime. Jemi lodhur duke u sorollatur gjykatave. Duam të rrimë rrahat në shtëpitë tona”, është shprehur ai. (INA)

Comments