Rigjykimi për “monstrën” flet familjari Bedri Ajdari (VIDEO)

291


Gjykata Supreme ka marrë vendimin që lënda e rastit “Monstra” të kthehet për rigjykim në Gjykatën Themelore shkup 1. Kërkesën për rikthimin e lëndës e ka bërë Prokurorja Liljana Spasovska më 3 tetor, duke kritikuar ashpër vendimin e shkallës së parë dhe të dytë për këtë rast dhe duke siguruar se ka patur shumë hapësirë për korigjim të vendimit. Afati deri kur duhej të merr vendim Gjykata Supreme ka qenë 3 dhjetori.

Tabelë: Gjykata supreme
“Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë ka miratuar vendimin në lëndën e rastit ’Monstra’, me të cilën ankesat e palës mbrojtëse pranohen, aktvendimet e shkallës së parë dhe të dytës shfuqizohen, ndërkaq lënda kthehet në rigjykim të shkallës së parë”.

Familjarët e mirëpritën vendimin e gjyatës supreme dhe thanë se ata gjithmonë kanë besuar në pafajsinë e të afërmive të tyre. Por ajo që kanë pritur ata ka qenë që drejtësia të konfirmohet edhe nga institucionet kompetente.

Bedri Ajdari, familjar
“Ne gjatë gjithë kohës e kemi ditur se këto të akuzuar janë të pafajshëm, mirëpo duhej që të gjitha instancat definitivisht të marrin një vendim të prerë për t’i eliminuar thashethemet dhe për ta verifikuar gjendjen faktike saktë dhe në mënyrë të drejtë. Jo që jemi kushedi sa të gëzuar pasiqë zinxhiri me të cilin ishin prangosur vetëm është zgjatur, jo që është hequr definitivisht dhe në të ardhmen shpresojmë dhe presim që përfundimisht të lirohen si të pafajshëm”.

Bedri Ajdari tha se si familjarë luten që drejtësia të arrijë edhe për të burgosurit në rastet e tjera të montuara politike.

Bedri Ajdari, familjar
“Unë shpresoj se edhe shumë njerëz të tjerë presin lirinë dhe të gjithë të gjejnë drejtësinë në mënyrë të drejtë, pa hile dhe pa anim të asnjërës palë. Pra të gjithëve ju uroj dhe ju dëshiroj një lirim sa më të shpejtë”.

Për vrasjen tek Liqeni i Smillkovës para pesë viteve, me burg të përjetshëm janë dënuar gjashtë persona. Avokati i rastit, Naser Raufi, tha për televizionin Shenja se të hënën do të rifillojë procesi, kur do të mësohen nëse të dyshuarit do të lirohen edhe nga paraburgimi./SHENJA/

Comments