Robert Lewandowski i jep fitoren Bayernit por Atletiko e Madridit ngelet në krye

162
fresco

Robert Lewandowski i jep fitoren Bayernit por Atletiko e Madridit ngelet në krye

midle

Robert Lewandowski ka realizuar dy gola për t’ia sjellë fitoren e tretë Bayernit në Grupin D të Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Gjermanisë mposhti PSV-në me rezultat 2 me 1.

Të parët në epërsi ishin holandezët që realizuan në minutën e 14-të përmes Ariasit.

Lewandowski barazoi shifrat në minutën e 34-të nga penaltia, ndërsa golin e fitores e shënoi në minutën e 74-të.

Në takimin tjetër të grupit të njëjtë Atletico fitoi në minutat e fundit ndaj Rostovit.

Antoine Griezmann shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 28-të, ndërsa dy minuta më vonë Azmoun barazoi gjithçka. Griezmann realizoi golin e fitores në sekondat e fundit të ndeshjes.

Në Grupin D vazhdon të prijë Atletico që ka 12 pikë, tri më shumë se Bayerni. Rostovi është i treti me një pikë, aq sa ka PSV.

Comments