Rusia, baza kundër zgjerimit të NATO-s

176

Ministri i mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu deklaroi se Moska do të vendoste baza të reja ushtarake në perëndim të vendit në përgjigje të zgjerimit të NATO-s. “Deri në fund të vitit, 12 njëri dhe divizione ushtarake do të vendosen në Rajonin Perëndimor Ushtarak”, – deklaroi Shoigu. Ushtria ruse pritet të marrë më shumë se dy mijë njësi pajisjesh ushtarake dhe armë, shtoi Shoigu. Fushata ushtarake e Moskës shkundi Suedinë dhe Finlandën, të cilat pas shumë dekadash paanshmërie, vendosën të aplikonin për t’u anëtarësuar në NATO, pavarësisht paralajmërimeve të Kremlinit.

Procesi i pranimit pritet të zgjasë dy javë, ndërkaq ratifikimi në parlamentet e 30 shteteve anëtare deri në një vit, kanë thënë diplomatët. Pavarësisht se procesi i pranimit pritet të marrë kohë disa javë, presidenti i Turqisë po kundërshton anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës. Nëse tejkalohen shqetësimet që ka Turqia dhe nisin bisedimet e anëtarësimit, atëherë këto dy shtete mund të bëhen anëtare brenda muajsh. /Alsat.mk

Comments