Serbi, gjykata pranon kallëzimin për super bosin e drogës

126
 

Moebel THEMA

Serbi, gjykata pranon kallëzimin për super bosin e drogës

Një gjykatë serbe ka miratuar kallëzimin ndaj Dragoslav Kosmajaç, një person i cilësuar nga kryeministri Aleksandar Vuçiç si “trafikanti më i madh i drogës në Serbi”.

Ka qenë pikërisht Gjykata e Lartë e Beogradit që ka njoftuar pranimin e kallëzimit të përgatitur nga prokurorët në fillim të qershorit. Gjithësesi, kallëzimi nuk ka të bëjë për trafik droge, por për blerjen e cilësuar si ilegale të një sipërfaqeje toke në kryeqytetin serb.

Disa herë prokurorët janë përpjekur ta procesojnë Kosmajaç për trafik droge, por asnjëherë nuk kanë arritur të mbledhin mjaftueshëm prova.

Megjithatë, autoritetet e kanë konsideruar atë më parë si furnizuesin kryesor të drogës për dy nga figurat më mizore të botës serbe të krimit: Ljubisha Buha Çume, ish-kreu i klanit të Surçinit; dhe Dushan Spasojeviç, ish-kreu i klanit të Zemunit.

Gjithashtu, Kosmajaç flitet se ka patur lidhje indirekte me trafikantin e cilësuar si “mbreti ballkanas i kokainës”, Darko Sariç.

/ Top Channel

Comments