Serbia po i ndalon edhe shqiptarë e Luginës, reagon Shaip Kamberi: Mirë se vini në të 90-t!

186

Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se Serbia po ndalon dhe maltreton edhe civilët shqiptarë tek “Dheu i Bardhë”.

Kamberi e ka quajtur këtë veprim si përsëritje e masave të agresionit të Serbisë ndaj shqiptarëve.

“Mirë se vini në të 90-t
Serbia fillon me masa represioni ndaj shqiptarëve, menjëherë pasi që Parlamenti Evrpaian, ka rekomanduar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.
Këto masa represive që po ndërmerren ndaj civilëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, në vendkalimin kufitar “Dheu i Bardhë”, vijnë menjëherë pas vendimit të djeshëm të Parlamentit Evropian dhe kërcënimeve të para disa ditëve të presidentit serb Vuçiq për “procesimin e gjithë atyre që cenojnë rendin kushtetues”.
Të rinj shqiptarë nga Bujanoci, po ndalhen sot, në pikën kufitare te “Dheu i Bardhë” duke u mbajtur me orë dhe vonuar në këtë pikëkalim. Kjo masë represive ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, po ndërmerret, krahas masave të njëjta që po ndërmerren ndaj shiptarëve të Kosovës nëpër pikëkalimet kufitare serbe, sidomos, në kufirin me Kroacinë.
Serbia, sot, po e shkelë brutalisht Marrëveshjen për tabelat e regjistrimit dhe po e cenon rëndë të drejtën fundamentale të njeriut “qarkulimin e lirë”.
Këto masa po ndërmerren si masa retorzive pas hapit të rëndësishëm të Republikës së Kosovës për anëtarësim në KE.
Ndalesat nëpër kufi, patrullat policore dhe retorika e shfrenuar antishqiptare që po aplikohen ditët e fundit janë përsëritje e masave të agresionit të Serbisë ndaj shqiptarëve.
Bashkimi Evropian dhe institucionet e tjera ndërkombëtare duhet të dalin me reagim të fuqishëm ndaj represionit që po e ushtron shteti “pretendent për BE” shkruan Kamberi në reagim./Indeksonline/

Comments