Shkëndija fiton Kupën e Maqedonisë me protagonistin Visar Musliun por me magjinë e gjithë skuadrës në një terren të vështirë ,plot shi, ku nuk qarkullonte dot topi transmeton Faktiditor.ch.Musliu shënoi dy herë ndërsa Besart Ibrahimi nuk kishte si mungonte pa shënuar sidomos kur ai ishte më i miri në këtë sezon .Skuadra tetovare kështu i hakmerret Pelisterit që kishte shansin e fundit të shpëtojë dicka të mbetur këtë sezon sepse ata i kanë dhënë lamtumirën ligës së parë.
Trofeu i dyfishtë është fryt i një sezoni të shkëlqyer që kanë bërë të përzgjedhurit e Qatip Osmanit por edhe investimeve marramendëse të Lazim Destanit që po e dërgon skuadrën kuq e zi drejt majave të futbollit evropian.Shkëndija nuk ka ndërmend të ndalet këtu sepse do kërkojë më shumë në arenën ndërkombëtare duke vazhduar rrugën aty ku e la vitin e kaluar kur për pak sa nuk shkoi në grupe të Ligës Uefa duke u ndalur nga Milani./Faktiditor.ch/

