Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”, në bashkëpunim me Gjimnazin “7 Marsi”-Tetovë, do ta organizojnë edicionin III të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

312

Në Ditën Botërore të Poezisë, Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”, në bashkëpunim me Gjimnazin “7 Marsi”-Tetovë, do ta organizojnë edicionin III të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike” informon Faktiditor.ch.

Manifestimi do të mbahet më 21 mars 2019, në orën 11:00, në amfiteatrin nr. 2 të Gjimnazit “7 Marsi” në Tetovë.

Jeni të mirëpritur në këtë veprimtari letrare, ku bashkërisht do ta shënojmë Ditën Botërore të Poezisë, ku do t’i shprehim nderimin tonë asaj për mundësinë që na ofron për të plotësuar tërë atë që është e këndshme në urtësi dhe që është e kapshme në dëshira.
Pjesëmarrja e Juaj do ta madhështojë manifestimin tonë letrar u shpreh Selam Sulejmani kryetar i Shoqatës “Tradita”.Në anën tjetër drejtoresha e gjimnazit 7 Marsi ,Miqerem Rizai tha se ngjarje të tilla kulturore në bashkëpunim edhe me Shoqatën për Kulturë dhe Art”Tradita” i japin një dimension tjetër kësaj dite botërore të poezisë në ndërkohë që në gjimnazin tonë ajo është shënuar edhe viteve të kaluara shprehet Rizai.Ky bashkëpunim do ta bëjë edhe më të veçantë këtë ngjarje kulturore thotë ajo.Faktiditor.ch.

Comments