Shqiptarët e Severnistanit sipas Ramë, janë element shtetformues?
Në Samitin e Diasporës në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur veç tjerash edhe për shqiptarët e Severnistanit duke theksuar se “shqiptarët atje janë një element kyç në shtetin fqinj, duke nënvizuar se ata janë një popull shtetformues i Republikës mike”. Ai shtoi se ky realitet nuk duhet harruar nga askush dhe përbën një bazë të rëndësishme për bashkëjetesën dhe zhvillimin e vendit,-njofton Tetova Sot.
Për t’ia sjell ne vëmendje një argument këtij arumuni se është preambula e kushtetutes së Severnistanit që bën dallimin mes një populli me pjestarët e tjerë, ku elementi shtetformues i takon një populli dhe jo pakicave siç i trajton preambula ato, si pjestarë te popujve pakiçë, si një dëshmi e qartë ku na kanë shpënë partiçkat tona me miratimin e asaj kushtetute një anshëm, që na trajton si ca të nënës dhe ca te njerkës.
Trajtimi dhe roli i supremacisë së popullit maqedon ndaj pakicave është superior dhe nuk lë vend për element shtetformues të barabartë me maqedonët.
Pikerisht, këtu fshihet djalli në detaje që Edvin baterdia na quan element shtetformues! Pra, që të jesh shtetformues duhet te jesh i barabartë me ta, gje që nuk jemi!
Edvin baterdia e di që shqiptarët nuk janë të barabartë por, e hedh këtë shashkë sa për te krijuar butaforinë e barazisë së shqiptarëve për interesat e tij.
Shqiptarët e kanë statusin e barabartë me romët, turqit, serbët,vlehët… ndaj është evidente pse gjuha e 20% nuk mund të përdoret në Gjykata dhe Noteri, Ushtri dhe Polici, në Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe në Presidencë e në Qeveri!
Ahere z Rama, si mund të jemi element shtetformues kur shqipja nuk përmendet me emrin e saj të lasht por si shifër? Nuk ju duket anormale ky poshtërim i identitetit tonë gjuhësor që nuk emërtohet gjuha shqipe me emer por si shifër e 20%?
A i keni kërkuar partiçkave tona me 2019 kur u bënë ndryshimet kushtetuese që bashkë me to të fshihej 20% i turpit?
Sigurisht që jo, as nuk e “çani trapin” për këtë pjesë të Ilirisë, pasi delet shqiptare ju duhen vetëm si dekor.
Nëse do ishit vërtetë i shqetësuar per gjendjen e statusit te shqiptarëve do ta kishit bërë nje ndërhyrje ne “punët e brendshme” të Severnistanit pasi e keni detyrim kushtetues qoftë gjatë qeverisjes së Zajkos ose tani me kryekomitin Micko, por jo, kjo çështje nuk të bën përshtypje ty dhe askujt si ty, që nga fillimi i pluralizmit e deri më sot.
Ndaj, mos shpërnda lajme të rreme se gjasme shqiptarët e Severnistanit janë të barabartë me maqedonët!
Medai Shaholli

