« SKANDAL » Komuna e Sopishtes reklamon ilaçe dhe çaj shërues (FOTO)

423

Shkup, 25 gusht – Komunat në Republikën e Maqedonisë edhe pse në përqindje të madhe po “çalojnë” në llogaridhënje dhe transparencë para qytetarëve për punën që bëjnë, ato në disa raste madje keqpërdorin edhe mundësin e dhënë me ligj që të jenë transperante para qytetarëve për punën që bëjnë, shkruan Zhurnal.

Edhe pse ueb-faqet zyrtare të komunave me të cilin ngarkohen komunat që të bëjnë publike të gjitha furnizimet publike, planin vjetor, buxhetin komunal etj., sipas të dhënave të shumë organizatave ndërkombëtare dhe vendore që përcjellin punën e komunave në shumicën e rasteve nuk respektohet edhe pse kjo është e rregulluar me ligj.

Në këtë drejtim po punojnë shumë organizata vendore dhe ndërkombëtare që të përmirësohet gjendja, por Zhurnal ka zbuluar një skandal në ueb-faqen e Komunës së Sopishtes së Shkupit, në të cilën krahës të dhënave për këtë komunë në uebin zyrtar kjo komunë reklamon çaj dhe barna “shërues” të cilin e shet një kompani reklama e se ciles ka vegëz lidhëse nga ueb-faqja e komunës së Sopishtes me faqen e saj në rrjetin social Facebook.

Kjo është në kundërshtim me të gjitha normat ligjore, pasi që ueb faqet e Komunave kanë prefikisin zyrtar gov, që mbajnë të gjitha institucionet shtetërore në Maqedoni dhe në to nuk mund të bëhet publicitet privat dhe të shfrytëzohet uebi për publicitet të produkteve afariste.

Ueb faqet zyrtare të komunave kanë për synimi informimin e qytetarëve me aktivitetet e komunës dhe si fokus kryesor kanë transparaencën dhe llogari dhënjen.

“Nëse është ashtu siç thoni ju, kjo është në kundërshtim me ligjin. Nuk guxon që në ueb faqet zyrtare të komunave të reklamohet çfarëdo-lloj produkti komercial”, thonë nga Ministria e Pushtetit Lokal për Zhurnal.

Ish-kryetari i Zhelinës dhe jurist me vokacion, Qenan Aliu thotë se parimisht- ueb faqja zyrtare e komunës shërben për transparencë të aktivitetete publikimin e fletoreve zyrtare të komunës për vendimet, programet dhe aktet tjera që sjellë këshilli dhe kryetari komunës.

“Në fakt për transparencë për qytetarët e komunës dhe më gjërë. Sipas mendimit tim reklamimi i produkteve komerciale nuk mund të jetë e lejuar dhe nuk duhet bërë sepse ajo mund të favorizojë kompani përkatëse e këtë favorizim nuk ka të drejtë ta bëjë asnjë organ shtetërorë e as lokal. Kjo mund të jetë ekskluzivitet nëse mund të bëhet fjalë për ndonjë produk të ndonjë kompanie të asaj komune e cila p.sh.mund të kishte të bëjë p.sh. për reklamimin e zhvillimit të turizmit qoft edhe turizmit rural por gjithmon duke favorizuar ate diinteres publik e jo të ndonjë kompanie private”, thotë për Zhurnal, ish-kreu i Komunës së Zhelinës.

Zhurnal, kontaktojë edhe me dy ish-kryetar komunash të cilët thonë se në këtë rast komuna e Sopishtës paska ndryshuar kompetencat e saj nga servis i qytetarëve në shtëpi reklamimi, në vend se ti ushtrojë detyrat dhe kompetencat e saj.

“Komuna duhet ta bëjë atë që presin qytetarët. Qytetarët nga çdo komunë presin që tua përmirësojë kushtet për jetes, infrastrukturën, shkollat, rrugët etj, e jo të shëndrrohet në kompani reklamimi. Kjo është në kundërshtim me kompetencat bazë të pushtetit lokal”, thonë ata për Zhurnal.

Comments are closed.