Sot varroset minatori Idriz Gërbeshi që vdiq në minierën e Artanës
Dy minatorë, inxhinieri Haki Arifi e xehetari Idriz Gërbeshi, vdiqën dje nga shembja e dheut në horizontin e katërt, punishtja 24/9, në minierën e Artanës, shkruan IndeksOnline.
E varrimi i xehetarit Gërbeshi do të bëhet sot në varrezat e fshtit Bunjak.
Kështu tha familjari i të ndjerit, Fadil Gërbeshi.
“Të nderuar familjar miq shokë dhe dashamir dje humbi jetën tragjikisht në vendin e punës në minierën e Artanës vëllau jonë i dashur Idriz Gërbeshi.
Varrimi bëhet me ikindi në varrezat e fshatit Bunjak” tha ai.
Ndryshe, trupat e dy të ndjerëve janë nxjerrrë mbrëmë rreh orës 00:30 nga vendi i punishtes.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vendosur t’i ndihmojë familjet e tyre me nga 30,000 euro dhe bursë për fëmijët që po e ndjekin shkollimin. Djalit të madh të Idrizit, 21 vjeç, do t’i ofrohet mundësi punësimi në minierë./IndeksOnline/
