Sot zbulohen dy çerekfinalistët e fundit në Ligën e Kampionëve

360

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Takimi kryesor do të jetë ai në mes Atletico Madridit dhe Interit, e që do të luhet duke filluar nga ora 21:00.

Zikaltrit do të hyjnë në këtë përballje duke pasë epërsinë prej një goli nga ballafaqimi i parë.

Në ndeshjen tjetër do të përballen Borussia Dortmundi dhe PSV Eindhoven. Sfida e parë është mbyllur baras 1-1.

Përndryshe, Manchester City, Real Madridi, Paris Saint-Germaini, Bayern Munichi, Arsenali dhe Barcelona janë skuadrat që e kanë siguruar çerekfinalen.

Shorti për çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen do të hidhet me datën 15 mars në Nyon të Zvicrës. /Klankosova.tv.

Comments