Tërmet 4.2 ballë, “ në Shqipëri dhe Maqedoni

281
termet-629x380

Një tërmet me fuqi 4.2 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në hyrje të ditës së enjte 1 shtator 2016. Epiqendra e tërmetit që u regjistrua në orën 00.21 ishte 49 kilometra në jug të Tiranës, me vatër 15 kilometra larg qytetit të Librazhdit dhe 17 kilometra në lindje të Vevçanit të Maqedonisë, raporton NOA.al duke cituar burime zyrtare nga Instituti i Sizmologjisë në Tiranë. Thellësia e tërmetit ishte dy kilometra. Tërmeti u ndje në të gjithë Shqipërinë e Mesme e më gjerë në juglindje, ku më shumë në Pogradec si dhe në gjysmën e Maqedonisë. Në Shqipëri, ky tërmet më së shumti u ndje në Elbasan ku qytetarët thonë se ishte një lëkundje sizmike që i shkundi ndërsa shumë prej tyre flinin gjumë pas mesnate. Nuk ka raportime për dëme materiale nga ky tërmet.

Comments