Tifozi i Evertonit humb jetën gjatë ndeshjes

395

Një tifoz i Evertonit ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes me Stoke Cityn, e cila u zhvillua të shtunën në Goodison Park.

Tifozi 51 vjeçar u sëmur gjatë ndeshjes, ndërsa u dërgua menjëherë në spital, ku edhe ndërroi jetë.

“Everton është thellësisht i pikëlluar ndërsa raporton se fansi 51-vjeçari, i cili u sëmur gjatë ndeshjes, ndërroi jetë në spital”, thuhet në njoftimin e Everton.

“Mendimet dhe lutjet e të gjithëve në klubin e futbollit janë me familjen dhe miqtë e tij”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit anglez,

Comments