Tiranë, çahet muri pranë kasafortës së BKT-së
![Tiranë, çahet muri pranë kasafortës së BKT-së](http://top-channel.tv/foto/lajme/1470644756grabitje-banke.jpg)
Në rrugën “Ismail Qmali” në Tiranë, tek selia e “BKT Bank” është konstatuar në orët e para të mëngjesit një çarje në murin e godinës, pikërisht 50 me 30, tek dhoma e kasafortës.
Burime policore bëjnë të ditur se çarja kishte përmasat 50 me 30 cme, por nga mbikëqyrja paraprake rezulton se kasaforta nuk është prekur.
Megjithatë priten punonjësit e bankës për të verifikuar kasafortën dhe a ka ndodhur vjedhje, apo ka mbetur në tentativë.
Burimet zyrtare shtojnë se, grupi hetimor që ka mbërritur në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin e autorëve të kësaj vepre.
/ Top Channel