TONOVSKI: Partitë të mos keqpërdorin fëmijët për qëllime politike

117

TONOVSKI: Partitë të mos keqpërdorin fëmijët për qëllime politike

Protestat e ditëve të fundit “Për Maqedoni të përbashkët” në të cilat pati aktivitete të ndryshme për fëmijët, madje të moshës 3 deri 4 vjeçare kanë nxitur reagime të shumta në opinion. Sociologu Gjorgi Tonovski thotë se shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime politike duhet dënuar nga institucionet. Ai thotë se fëmijët në këtë moshë nuk janë të aftë të mendojnë për mbrojtjen e atdheut.

“Fëmijët duhet me çdo kusht të qëndrojnë jashtë gjithë kësaj që po ndodh. Fëmijët vetë duhet t’i ndërtojnë qëndrimet e tyre në lidhje me ndodhitë politike, për përkatësinë politike , ideologjike e të tjera dhe një gjë të tillë mund ta bëjnë kur do jenë të pjekur. Fëmijët në këtë moshë mund vetëm të helmohen me disa ide të cilat në të ardhmen më shumë do iu pengojë në jetë se sa që do ju duhet. Nacionalizmi nuk mund të jetë ide e madhe. Fëmijëve nacionalizmi duhet që t’ju shpjegohet si diçka e frikshme, si diçka e cila nuk mundëson standard, jetë të mirë dhe zhvillim të demokracisë në këtë vend”,  tha Gjorgi Tonovski, Sociolog, njofton Alsat-M.

Nga Ambasada e Fëmijëve “Megjashi” thonë se kanë apeluar deri te institucionet kompetente që të ndërmerren masa konkrete për parandalimin e kësaj dukurie.

“Gjithë kohës apelojmë se kahja e zhvillimeve të fundit, nuk është në drejtimin e duhur. Për arsye të ndryshme po ndahemi çdo herë e më tepër, dhe se raporti ndërmjet të gjitha grupeve në Maqedoni është delikat dhe jo stabil. Iu bëjmë thirrje institucioneve që t’i ndërmarrin të gjitha masat relevante. Ndjenja e përkatësisë dhe e dashurisë ndaj atdheut do duhej të zhvillohej në një mënyrë tjetër. Në këtë rast, përmes vizatimit të simboleve nga ana e fëmijëve të përkatësisë etnike maqedonase nuk është drejtimi adekuat”, u shpreh Ana Bitoljanu, Ambasada e Fëmijëve “ Megjashi”.

Comments