Udheheqësit e vjeter e bashkuan Kosovën ,kurse këta tash e copëtuan

677

Nga Ragip Mexhuani

Kosova nën Mbretërinë e Jugosllavisë 22 vjet ka qenë e ndarë në mes 5 krahinave dhe 3 banovinave jugosllave ( 1918-1940). Kosova pas shkarkimit të Rankoviqit gjysma e vitit 1966-1989 ishte e barabart me republikat jugosllave ,ketë e vertetoj Gjykata Ndërkombëtare e Hages që e njohu Pavarësinë e Kosovës edhe në bazë të Kushtetutesë 1974. Kosova nuk është dashur të negocoi me Serbinë , pasi asnjë republikë jugosllave pas ndarjes, nuk negocoi me Serbinë .

Që në ditën e parë të hyrjes së forcave ndërkombëtare më 12 qershor 1999 , si misione ushtarake dhe civile e nxitën , ndarjen e Kosovës , nga vendosja e KFOR- it përgjat lumit Ibër në veri të Kosovës .Kosova para ardhjes së Millosheviqit në pushtet i kishte 22 komuna, vetëm komuna e Leposaviqit ishte shumicë serbe. Për ta copëtuar Kosovën Milosheviqi formoj komuna serbe si : Zubin Potokon , Zveqanin , Shterpcën etj . Rrugën e Milosheviqit për formimin e komunave serbe e vazhduan ndêrkombëtarët me pushtetarët e Kosovës .Serbët kanë kërkuar që të formohen komuna serbe edhe aty ku janë vetëm disa qindra serbë. Për qudi edhe Grupi Negociator shqiptar është pajtuar që të jenë 5-6 komuna të reja serbe ! Serbia kerkon që komunat serbe të kenë lidhje direkte mes veti dhe ti financoj serbia .

Sërbia në realitet e ka pushtuar pjesën veriore të Mitrovicës . Trabjorn Solstrom , u garantoj serbëve se dencetralizimi do t’u mundosoj komunave serbe të kenë lidhje me njëra- tjetren dhe më autoritetet e Beogradit . Si mini shtete serbe do të jenë edhe : Komuna e Parteshit , Cërnica fshat i kësaj komune ka me shumë banorë shqiptarë se sa komuna e Parteshit. Në kuader të komunave serbe përfshihen edhe vendbanime shqptare si në komunën e Novbërdës , të Graçanicis dhe të Ranillukut. Nga gjithsej 4 temat e paketës së Ahtisarit , në të gjitha bëhet fjal vetëm për serbët dhe privilegjet e tyre në Kosovë ( decentralizimi , trashigimia kulturore , kishat dhe manastiret , minoritetet edhe ekonomia , çështja e pronave të serbëve të Kosovës dhe bashkëpunimi i tyre ne fushën ekonomike me Sërbinë . Sërbia kërkon 39 zona mbrojtëse , me nga 5 . 500 ha secila.

Uzurpimimi i tokës së pronave të shqptarëve ( rethë 800 ha ) rreth Manastirit të Deçanit . Në kohën e monizmit kishat – manastiret quheshin ortodokse e jo serbe si tash . Këto kisha – manastire në Kosovë pas LDB i kishin vetëm 184 ha , kurse para LDB i kishinë 1447 ha . Kishat ortodokse mesjetare Graçanica afër Prishtinës , Levishka në Prizren , Patrikana në Pejë dhe Kisha e Deviqit ne Drenicë , nuk janë dhëshmi e kulturës serbe , sepse ato janë ndërtuar para ardhjes së tyre në këto treva. Kisha e Deçanit është ndërtuar mbi themelet e kishës së vjetër katolike shqiptare. Kishën e Deçanit e ka projektuar prifti katolik shqiptarë fra Vita Kuçi . Dëbëllden , M. E Zahirajve a e mori Maqedonia ? A i mori Mali i Zi 8200 ha tokë Kosove përgjatë kufirit ? Veriu i Kosovës , dhe komunat serbe të administruara nga serbët . Kosova dhe shqiptarët këndej kufiri nga gjysma e vitit 1966-1989 ishim shumë më mirë , ashtu Shqipëria 1945 -1990 ishte shumë më mirë . Me respekt Ragip Mexhuani

Comments