Vdekje misterioze e 56 vjeçarit nga Gostivari

301

Policia nga Gostivari për momentin është pa përgjigje për vdekjen e pesëdhjetë e gjashtë vjetarit M.Z. nga Gostivari, që ka ndërruar jetë dje pas pjesëmarrjes së tij në aksidentin e trafikut që ndodhi në sheshin e qytetit.

Pasi që nuk është zbuluar arsyeja e vdekjes, prokurori publik lokal ka sjell urdhër që trupi i të vdekurit të dërgohet për obduksion dhe të zbulohet arsyeja e vdekjes.

Për momentin dihet se i vdekuri rreth orës 16 ka qenë duke e drejtuar veturën e tij “Ford Fiesta” me targa nga Shkupi ku është përplasur me “Kia Rio”. Vetura e dytë ka qenë e vozitur nga bashkëqytetari V.J. Pasi që dy veturat janë përplasur, M.Z. nuk ka dhënë shenja jete. Me veturën e ndihmës së shpejtë është dërguar në Spitalin e Gostivarit. Mjekët pas një beteje disa orëshe që ta rianimojnë, nuk kanë pasur sukses.

Të gjitha detajet për tragjedinë që ka ndodhur në udhëkryqin nga rrugët JNA dhe B.Ginovski iu janë dorëzuar prokurorit të Gostivarit.

Comments