(VIDEO) JAVË E RE ME DËSHMITARË TË RI NË PPS

281

Image result for Elizabeta Kançeska-Milevska

Biznesmeni Orce Kamçev që në mëngjes hyri në Prokurorinë Publike Speciale, por ai pas përfundimit të bisedës iu shmang mediave, pa bërë të ditur se në çfarë cilësie dhe për çka ishte thirrur në këtë institucion që po merret me hetimin e rasteve që dalin nga materialet e bisedave të përgjuara.

Ndërsa në mesditë, në PPS  hyri edhe ministrja e kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, e cila pas tre orë e gjysmë theksoi se ishte paraqitur në cilësinë e dëshmitares. Ajo shprehur faleminderime për ftesën e bërë nga kjo prokurori.

“Jam thirrur në funksion të dëshmitarit, dhe prapë se prapë dua ta shpreh kënaqësinë time për ftesën nga ana e Prokurorisë Publike Speciale, ku pata mundësinë të potencojë punën e ligjshme të ministrisë për kulturë. Sidoqoftë, hetimi është i natyrës së fshehtë dhe unë nuk kam jam e autorizuar të jap deklarata, për gjitha të tjerat mund të lajmëroheni në prokurorinë publike speciale“,Elizabeta Kançeska Milevska.

Nga Prokuroria Publike Speciale nuk dhanë detaje për ate se për çka ishin thirrur Kamçev dhe ministrja e Kulturës, e cila nga opozita është akuzuar rreth projektit “Shkupi 2014”, për të cilin PPS po zhvillon hetimet.

Derisa ka vazhduar dëgjimi i ministres Kançeska – Milevska, në PPS erdhi Prokurorja Speciale, Katica Janeva, e cila përgjigjen e shkurtër për gazetarët tha se shpreson që gjatë kësaj javë të vijnë të japin deklaratë të gjithë ata që janë thirrur javën e kaluar, por që nuk kanë ardhur.

Javën e kaluar në këtë prokurori u paraqitën edhe ish anëtarja e KSHZ-së, Silvana Boneva, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-ministri i Kulturës, Arifikmet Xhemaili dhe deputeti i partisë për emancipimin e romëve (PCER), Samka Ibraimovski.

Comments