24 vjetori i AAK-së, Haradinaj: Të bëhemi bashkë që ta ndalim degradimin e Kosovës

148

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot ka shënuar përvjetorin e 24 të themelimit.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një takimi me struktura të të gjitha niveleve të organizimit dhe simpatizantë të saj ka thënë se Aleanca është krijuar në momente vendimtare për vendin, shkruan Lajmi.net

“Aleanca është krijuar në momente vendimtare për vendin. Në kohën kur sapo kishim dalë nga një luftë shkatërrimtare dhe kur kërkohej kontributi i secilit prej nesh, jo vetëm për ndërtimin e vendit, por edhe për shërimin e plagëve të kësaj lufte, e për paqëtimin e shoqërisë që në vitet e para të pasluftës, ishin mundu me e nda në dysh; në NE që na quanin “krahu i luftës” dhe në ata që i quanin “krahun e rezistencës paqësore”, ka thënë Haradinaj.

Comments