28 vjet burgim dhe mbi 50 mijë € gjobë ndaj të akuzuarve për prodhimin e drogës në mullirin e Suharekës

168

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vite burgim të akuzuarit Fethi Uygur, Alajdin Ramadani, Filip Mishevski, Erol Marku, Alban Maloku, Ertan Daçiq dhe Milazim Voci, lidhur me kultivimin e drogës.

Sipas aktgjykimit i akuzuari Uygur, u dënua për veprën penale “blerje, posedim, prodhim, shpërndarje, dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, me burgim në kohëzgjatje prej pesë viteve, si dhe dënim me gjobë me 10 mijë euro.

Po ashtu edhe i akuzuari Ramadani, u dënua për veprën e njëjtë penale sikur Uyugur me kohëzgjatje prej pesë vite, si dhe dënim me gjobë me 10 mijë euro.

Ndërsa i akuzuari Mishevski, u dënua për veprën penale “Blerja, posedimi, prodhimi, shpërndarja, dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, me burgim në kohëzgjatje prej katër vite si dhe dënim me gjobë me 8 mijë euro.

Marku u dënua për veprën penale “Blerja, posedimi, prodhimi, shpërndarja, dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, me burgim në kohëzgjatje prej tre vite, si dhe dënim me gjobë me 5 mijë euro.

Po ashtu edhe i akuzuari Maloku, u dënua për veprën penale “Blerja, posedimi, prodhimi, shpërndarja, dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, me burgim në kohëzgjatje prej tre vite, si dhe dënim me gjobë me 5 mijë euro.

Tutje edhe i akuzuari Daçiq, u dënua për veprën penale “Blerja, posedimi, prodhimi, shpërndarja, dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, me burgim në kohëzgjatje prej tre vite, si dhe dënim me gjobë me 5 mijë euro.

Kurse Voci u dënua për veprën penale “Blerja, posedimi, prodhimi, shpërndarja, dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, me burgim në kohëzgjatje prej pesë vite si dhe dënim me gjobë me 10 mijë euro.

Të gjithë të dënuarve do t’iu llogariten koha e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak në kuadër të dënimit me burg, raporton Betimi për Drejtësi.

Comments