Mbrëmë pak pas mesnate është regjistruar tërmet në Shkup

450
fresco

Mbrëmë pak minuta pas mesnate një tërmet me intensitet prej tre ballëve sipas Shkallës Evropiane Makroseizmike është ndjerë nga banorët e Shkupit.

Tërmeti nga rrjeti sizmologjik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, i mbajtur nga Observatoriumi Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup, mbrëmë, është regjistruar më 5 dhjetor 2020, 4 minuta pas mesnate, epiqendra e të cilit gjendet në Rajonin Epiqendror të Shkupit.

Tërmeti kishte magnitudë lokale të Rihterit ML 1.9.

Comments