Gjermania në alarm, evakuohen më shumë se 6,000 persona pas zbulimit të një bombe të Luftës së II Botërore
Në qendër të qytetit gjerman të Aachenit, jo shumë larg kufirit belg, gjatë punimeve ndërtimore u zbulua një bombë e pashpërthyer e prodhuar në Amerikë, njoftuan autoritetet lokale.
Edhe më shumë se tetëdhjetë vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, nuk është e pazakontë që bomba që datojnë nga ajo epokë të zbulohen në Gjermani.
Në vitin 1944, Aheni u bombardua rëndë. Qyteti nuk ka specifikuar nëse bomba ajrore 250 kilogramëshe, ishte një relike e Luftës së Dytë Botërore.
Bomba u gjet të mërkurën dhe do të çaktivizohet të enjten. Qyteti ka vendosur një perimetër sigurie prej 400 metrash rreth vendit të ndërtimit dhe do të fillojë evakuimin e zonës duke filluar nga ora 9:00 e mëngjesit. Përafërsisht 6,200 persona janë të prekur, ndërsa është siguruar strehim emergjent për banorët.
Stacioni qendror i trenit i qytetit do të mbyllet midis orës 9:00 dhe 16:00, pasi ndodhet në zonën e prekur. Nuk do të ofrohen autobusë zëvendësues.
Bomba duhet të neutralizohet deri në orët e para të pasdites./ Le Soir.

