Irani paralajmëron SHBA-në: Ngushtica e Hormuzit mund të mbyllet nëse vazhdon bllokada

116

Tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta, teksa Irani paralajmëron se Ngushtica strategjike e Hormuzit mund të mos qëndrojë e hapur nëse vazhdon bllokada detare amerikane.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se situata “po shkon mjaft mirë”, duke njoftuar se negociatat me Teheranin do të vijojnë gjatë fundjavës, ndërsa la të kuptohet se ka zhvillime pozitive që ende nuk mund t’i bëjë publike.

Ai theksoi se bllokada ndaj porteve iraniane do të mbetet në fuqi deri në arritjen e një marrëveshjeje të plotë.

Nga ana tjetër, kryetari i parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf hodhi poshtë pretendimet e Trump për sukses, duke paralajmëruar se nëse presioni vazhdon, Hormuzi mund të mbyllet.

Në përpjekje për të shmangur një krizë globale, liderët evropianë, përfshirë Emmanuel Macron dhe Keir Starmer, zhvilluan një takim virtual me rreth 40 vende për të koordinuar një përgjigje ndërkombëtare.

Starmer njoftoi se Britania dhe Franca do të udhëheqin një mision për të garantuar lirinë e lundrimit në këtë korridor jetik energjetik.

Ndërkohë, Trump përmendi edhe Xi Jinping, duke thënë se lideri kinez është i kënaqur me zhvillimet dhe se takimi i tyre i planifikuar në maj mund të jetë “historik”.

Comments