Meta uron besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit

308

ilir_meta11_17900-620x413

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit. Në mesazhin e tij, Meta ka shprehur urimet më të mira për vlerat e kësaj dite, që, siç tha ai, na nxisin për më shumë tolerancë, mirësi dhe solidaritet më të madh me qytetarët në nevojë.

“Me rastin e festës së Kurban Bajramit dua të shpreh urimet më të mira për mesazhet dhe vlerat e kësaj dite, që na nxisin për më shumë falje dhe tolerancë, për më shumë mirëkuptim, për të bërë mirësi dhe për të zhvilluar një solidaritet më të madh me njëri-tjetrin, sidomos me ata qytetarë që kanë nevojë për të”, ka thënë Meta.

Gjithashtu, kryetari i Kuvendit ka shprehur vlerësimin e tij për bashkëjetesën dhe harmoninë “e mrekullueshme” fetare që ekziston në vendin tonë.

“Më lejoni të shpreh krenarinë për këtë bashkëjetesë dhe për këtë harmoni të mrekullueshme që ne kemi falë këtyre marrëdhënieve mjaftë tolerante e bashkëpunuese mes komuniteteve të besimeve të ndryshme”, shtoi Meta.

Comments