Akademia solemne, Ahmeti mesazh paqeje pa harruar të kaluarën

150
fresco

midle
unnamed

Akademia solemne qendrore në të cilën mori pjesë z. Ali Ahmeti u mbajt para një numri të madh të pranishëmve ku u urua e përkujtua 28 Nëntori, Dita e Flamurit. Nisma u bë me intonimin e himnin kombëtar, kurse nuk munguan as këngë tradicionale me elemente të forta kombëtare.

Ali Ahmeti uroi të pranishëmve Ditën e Flamurit para të cilëve tha se për të ardhur deri tek kjo ditë, janë bërë shumë sakrifica, shumë veprime nga mendje të ndritura të kombit tonë.

“Për të pasur një shtet e një flamur që është simbol i kombit dhe që mban kombin gjallë, u dashtën qindra mijëra sakrifica. Ne me krenarin më të madhe i kujtojmë, që nga Ismail Qemali, Isa Boletini, Hasan Prishtina e Bajram Curi, për të vazhduar me Adem Jasharin dhe me tërë ata ushtarë të cilët ishin begatuar me sakrificat me idenë kombëtare të këtyre njerëzve të mëdhenjë të rilindjes kombëtare. Sot është ditë e shënuar, ne këto breza i kujtojmë pasi përkujtojmë sakrificat e kombit tonë dhimbjen që populli ynë ka përjetuar dekada me radhë, derisa ne të vijmë në ditë kur do të shënojmë pa frikë, se dikush mund të na i përsërisë historinë, por ama të gjithë duhet të mendojmë e reflektojmë se nëse harrojmë të kaluarën ajo shumë lehtë mund të na përsëritet. Ne duhet ta kujtojmë të kaluarën tonë të dhimbshme”, deklaroi z.Ahmeti.

z.Ahmeti përcolli një mesazh paqeje ku kujtoi se nuk duhet harruar e kaluara, por se edhe duhet tejkaluar hidhërimi dhe shndërruar në pajtim që jo vetëm shqiptarët, por i tërë rajoni të çlirohet nga barra dhe të integrohet në strukturat euroatlantike.

“Të gjithë mund të qetësoheni, i tërë kombi mund të qetësohet vetëm duke dalur në dritë e vërteta, atëherë mund të mendojmë pasi unë e kuptojë se duhet pajtimi edhe me popujt tjerë që na kanë shkaktuar tragjedi të mëdha, por duhet reflektimi, që të gjitha zemrat të zbuten e të kthehen në pajtime pasi vetëm kështu mund të kemi një rajon që mendon për të ardhmen, vetëm kështu mund të kemi një Evropë dhe të jemi anëtarë krenarë të NATO-së”, u shpreh z.Ahmeti.

Në akademinë solemne foli edhe shqiptari i Rekës së Epërme Branko Manojllovski, i cili foli për bëmat dhe sakrificat e tija familjare drejt rezistimit të asimilimit në Maqedoni.

unnamed-2unnamed

Comments