Ardon Jashari-talenti nga Kumanova që po pushton futbollin zviceran

5,840

Jo çdoherë fëmijët zgjedhin rrugët e prindërve.Në fakt çështjet e pasionit janë ato që i bëjnë njerëzit të punojnë pandërprerë për të arritur synimet e tyre,ëndrrat e tyre që një ditë të arrijnë atje ku duan.

I tillë është rasti i një supertalenti shqiptar që po pushton futbollin zviceran.Babai i tij është në fakt një muzikant i njohur po i biri nëse Zoti i jep fat dhe shëndet do këndojë në një tjetër mënyrë-në atë që ai e do më së shumti, në futboll.Dhe kjo nuk është më e largët dhe e paaritshme sepse Ardoni është në rrugë të mirë për ta arritur këtë .
Ardon Jashari është i gjeneratës 2002.Ai është 16 vjec dhe është një futbollist që ka ardhur nga kantoni i Zug në FCL. Para kësaj, ai ka luajtur në FC Baar Zug 94dhe Ekipin Zugerland.Aktualisht ai luan për ekipin U-16 të FC LUZERN një skuadër elitare e futbollit zviceran .Ai shpreson që një ditë të bëhet pjesë e skuadrës së parë dhe më pas mbase edhe më shumë se kaq, drejt një skuadre akoma më elitare evropiane.Javën e kaluar ai luajti kundër skuadrës së Young Boys dhe Ardoni e ka udhëhequr skuadrën e vet FC Luzern si kapiten i saj.
Ardoni poashtu është edhe pjesë e Reprezentacionit të të rinjve në Zvicër.
Ardon Jashari është djali i muzikantit dhe instrumentalistit të njohur Armend Jashari.Babai i tij ka bërë shumë në rrugëtimin e pasardhësit të tij.Ai i ka dhënë gjithcka vetëm që ëndrra e tij të bëhet realitet një ditë dhe ta arrijë të pushtojë majën e futbollit.Ky sport masiv është bërë pjesë e secilit dhe aq më tepër kur shqiptarët kohëve të fundit po shpërfaqin talentin e tyre dhe shumë prej tyre tashmë janë pjesë e skuadrave të mëdha evropiane.Zvicra ka qenë njëri ndër vendet që u ka dhënë shumë shqiptarëve që kanë migruar në këtë vend për një jetë ndryshe.Ky vend u ka dhënë mundësinë që ata të zhvillohen, të shpërfaqin talentin e tyre dhe mundësinë që shumë prej talentëve shuhen për shkak të kushteve të vështira nëpër vende të varfëra .Ardoni me paraqitjet e tij për klubin është zgjedhur javën e kaluar juniori më i mirë.Ai i ka të gjitha, vetëm të ketë edhe fatin që mos pësojë lëndime që të hapërojë sigurtë drejt majave të futbollit, kjo gjë që flen në shpirtin e tij, në jetën e një supertalenti ./Faktiditor.ch/.

Comments