Autobusi përplaset në autostradë, 5 viktima në SHBA

263

 

autobus aksident shba

Pesë persona kanë humbur jetën nga një aksident rrugor i ndodhur në Kaliforni, SHBA, pak para orës 3:30 të paradites së kësaj të marte, sipas burime zyrtare.

Një autobus u përplas në autostradën “State Route 99”, mes qyteteve Atwater dhe Livingston.

Në momentin e aksidentit, rreth 30 persona ishin në autobusin që ishte nisur nga Kalifornia jugore për në Sakramento. /Syri.net/

Comments