Besimi: Borxhi publik është në kuadër të projeksioneve

265

Borxhi publik është në kuadër të projeksioneve. Ajo që është paraparë në Buxhetin deri në fund të vitit 2021 të jetë 63,4 për qind, ndërsa borxhi shtetëror 53,2 për qind, deri në fund të shkurtit borxhi shtetëror është 48,3 për qind, ndërsa ai publik 56,7 për qind, deklaroi ministri i Financave Fatmir Besimi, në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Ai shtoi se gjatë vitit, duke marrë parasysh likuiditetin për atë që u huazuam me euroobligacion, do të shprehet në tremujorin e dytë me shkallë më të lartë, por kjo është e përkohshme vetëm për shkak të pagesës së huazimit të vjetër, pagesë të 500 milionë euro obligacion nga viti 2014.

Kjo, që prej tani paralajmëroi se do të ketë një efekt kontabilist në tremujorin e dytë, por megjithatë në kuadër të vitit do të mbetet në nivelin e asaj që është paraparë në Buxhetin e vitit 2021.

Ai përsëriti se kemi një plan afatmesëm për konsuludim fiskal edhe lidhur me borxhin publik, borxhin shtetëror më konkretisht edhe lidhur me deficitin e Buxhetit.

Sipas tij në këtë fazë ajo që është me rëndësi dhe është një nga temat kryesore në takimet pranverore me Bankën Botërore dhe FMN-në, është stabiliteti makroekonomik, stabiliteti në financat dhe potencialet për zhvillim dhe rikuperim të ekonomisë në këtë periudhë të pandemisë, dhe strategji afatgjate për rritje të ekonomisë.

Comments