Haaland me “poker” ndaj Ujqve, City s’lëshon pe për titull

327

Manchester City ka shënuar fitore ndaj Ëolfs, me shifrat 5-1, në kuadër të xhiros së 36-të në Premier League.

Erling Haaland shkëlqyeu në këtë takim duke realizuar poker. Fillimisht Haaland realizoi në minutën e 12’, teksa në minutën e 35’ e gjeti golin e dytë.

Norvegjezi nuk u ndal dhe kompletoi hatrickun, në minutën e 48’, pak para se të përfundohej pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Haaland nuk u ndal dhe realizoi golin e katërt në minutën e 54’. Teksa golin e pestë e shënoi Julian Alvarez, në minutën e 85’.

Golin e vetëm për “Ujqit” e realizoi Hëang Hee-chan, në minutën e 53’.

City pas fitores mbetet në vendin e dytë me 82 pikë, një pikë larg Arsenalit që është në pozitën e parë me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Comments