Girona i bën dhuratë Real Madridit, “Mbretërit” shpallen kampion të La Ligas për sezonin 2023/24

330

Real Madridi është kampioni më i ri i La Ligas për sezonin aktual 2023/24.

Kjo vjen për shkak të fitores së Gironas ndaj Barcelonës me rezultatin 4:2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në La Liga, shkruan Indeksonline

Për shkak të këtij rezultati, Real Madridi mund ta festoj titullin kampion katër xhiro pa përfunduar sezoni.

Ky është titulli i 36-të në histori të Real Madrid në La Liga, një rekord i jashtëzakonshëm nga “Mbretërit”.

Kujtojmë që në anën tjetër, Girona me fitore ndaj klubit katalunas shkon në kuotën e 74 pikëve në pozitën e dytë, kurse Barcelona në pozitën e tretë me 73 pikë./Indeksonline/

Comments