Bindi De Ligt të zgjedhë Juventusin, flet për herë të parë agjenti Mino Raiola

322

 

Telenovela “Matthijs de Ligt” ka mbërritur në serinë e fundit. Tashmë është në Torino dhe shumë shpejt do të zyrtarizohet si lojtar i Juventusit.

Për të gjithë procesin e negocimit dhe ndodhitë u ndal të asë agjenti i tij, Mino Raiola, i cili sqaroi disa çështje kryesore.

Juve e kërkoi më shumë? “Nuk është çështja se kush e kërkoi më shumë, por ekipi që i përshtatet më mirë atij. Për një mbrojtës, të shkojë në Itali është e rëndësishme. Ai mund të mësojë të bëhet numri një në botë. Për karrierën e tij është i nevojshëm ky hap. Ai mund të mësojë të jetë numri një në nivel të lartë. Për shpirtin dhe punën që bën, ngjan me Nedved, për mentalitetin më kujton Ibrahimovic.”

Comments