Detaje tronditëse për rastin Kiqina: Ndërkombëtarët e korruptuar i shërbyen nëntokes që nga paslufta

437

Faton Ramadani

Faton Ramadani vëllau i Burim e Arsim Ramadanit, të cilët janë janë të akuzuar për rastin Kiqina, sërish ka bërë një shkrim publik në përpjekje të zbardhjes së fajësisë së vëllzërve të tij.

Ramadani ka folur detajisht për vrasje e familjes Hajra dhe arrestimin e vëllerëzve të tij dhe tre të tjerve. Ai thotë se në këtë rast janë bërë dy krime, njëri më vrasjen e një familje të tërë dhe arrestimi i disa të rinjve të pafajshëm.

“Per kete pazar kriminal duhet te flas SHIK-u,G2 Prizren dhe Prishtine,pjesetaret e UDB-se e qe ishin ne SHPK qe ishin pergjegjes per implemsntimin e montimit te lendes dhe humbjen e provave e fshehjen e vrasesve te vertete”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Nderkombetaret e korruptuar i sherbyen nëntokes që nga paslufta

E gjithë historia nis nga nje aksion lufte,emrat e pjesemarresve te aksionit i kishin marre nga Kimete Krasniqi ish person i aferm me Hamez Hajren qe kjo kishte qitur ne prit Hamezen,pastaj Skender Halilaj kishte dhene nje deklarate me emra se kush kishte gjuajtur nje milic qe punonte per Serbinë,pastaj njerezit e aferm te Hashim Thaçit kishin shkuar ne familjen e Skender Halilajt dhe i kishin thene atij ta heq ate deklarate,ku pas asaj Skender H. ndrron deklaraten qe ishte i arrestuar,por une pyes si eshte e mundur qe deklarata e pare nuk eshte marre parasysh,kush urdheroi nderkombtaret te thirren ne deklarate e tij te dyte,duke e ditur se deklarata e dyte e Skender H. ishte dhene nen presion,pastaj kush i’a mundesoi Kimete Krasniqit mos mbajtjen e burgut qe ishte denuar me 5 vite burg efektiv,ndersa kishte mbajtur vetem 8 muaj paraburgim,kush nxori Skender Halilajn nga Burgu,pas telefonatave te shumta qe kishte Skender H. me Nait Hasanin e njerz te aferm te Kadri Veselit e Hashim Thaqit duke i’u thene se nuk mbaj burg per te tjeret,pse te gjithe emrat u nderruan me vllezerit Ramadani e Kiqina ,duke perdor UDBashin Fadil Syleviqin,kush eshte aq i fuqishem sa te mbaj pa prova e pa fakte vellezerit Ramadani e Kiçina per krimin e tjeterkujt?
Provat e vendit te ngjarjes tregonin vrasesit e vertet,pse u fshefen ato?

Vellezerit Ramadani e Kiçina fare nuk figuronin ne asnje deklarate lidhje me aksionin ne lufte madje as ne deklaratat e Hages qe kishte dhene Hamze Hajra qe krejt ktu hetimi kishte fillu pasi provat tregonin se djemt qe festonin ditelindjen e Burim Ramadanit nuk ishin vrases te asaj familje.

Per kete pazar kriminal duhet te flas SHIK-u,G2 Prizren dhe Prishtine,pjesetaret e UDB-se e qe ishin ne SHPK qe ishin pergjegjes per implemsntimin e montimit te lendes dhe humbjen e provave e fshehjen e vrasesve te vertete.
Hamze Hajra ishte milic i keq,por ketu u ben dy krime,njera qe ishte vrare nje familje e tere dhe tjetri krim ishte burgosja dhe venia ne faj disa djemve te rinj qe skan fare lidhje me ate krim ,por edhe tek vrasja e ketij milici te keq do te dal se dikush ka perzier me ta dhe e vrane per te mos dalur te vertetat e spiunave e bashkepunetoreve te Serbise qe neve mbase na u mveshen si ‘burra te mire’ e atedhetare te luftes

Djali i Milicit Ajet Istogu,i vrare pas lufte ishte deshmitar i prokuroris ne gjykate per rastin Ramadani e Kiçina kishte thene se Ajet Istogun e kan vrare dikush qe njihej me babai,sepse ai (Ajet I.) nuk i ka dal askujt ne takim pa i’a njoft zerin,andaj keta milicë qe ndoshta jane dashur te tregojne per krimet e serbeve i kan vrare ata qe kane bashkpunu me ta.

Edhe Hamze Hajren thuhet qe kishte nje telefonate pasi qe kishte dalur nga ahengu,pikepyetje eshte se kush e thirri,pse e quan nga ura e pakalushme e jo nga rruga e rregullt,kush e dinte se Hamza po shkonte kah ura e pa kalueshme qe ishte veshtire te kalohet nga ajo urë,kush po e percillte ate?,kush e vrau?,kush u’a montoi vrasjen vellezerve Ramadani e Kiçina?,kush i fshehi provat e vendit e ngjarjes,kush e drejtoi pisten e hetimit,kush i denoi me burg Vellezerit Ramadani e Kiçina,kush e liroi te akuzuarin si organizator kryesor te krimit dhe te tjeret?,kush po e pengon rigjykimin e Vellezerve Ramadani e Kiçina?,kush po na pengon ne per te gjetur prova e deshmi te reja qe provojne pafajesine e tyre?
Shume pikepyetje,shume nentokë,pak pergjigjie e shume pak drejtesi

Comments