Diplomacia e 2016-tës në një fotografi



Viti 2016 ka qenë një ndër vitet ‘më të tmerrshme’ për diplomacinë botërore.
Të larguarit David Cameron dhe Matteo Renzi, në largim Francoi Hollande dhe Barack Obama, ndërsa e vetmja në këtë fotografi që vazhdon të shijojë pushtetin është kancelarja gjermane Angela Merkel, transmeton arbresh.info.
Ja se si ka ndryshuar situata politike para fund vitit:
- David Cameron dha dorëheqje pas referendumit për largimin e Britanisë nga BE-ja. Ai u zëvendësua nga kryeministrja aktuale e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May.
- Matteo Renzi dha dorëheqje pas dështimit në referendumin e mbajtur për ndryshimet kushtetuese në Itali.
- Francois Hollande, presidenti në largim i Francës ka deklaruar se nuk do të kandidojë për një mandate të dytë në zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.
- Barack Obama do të largohet nga posti i presidentit në janar të 2017-tës dhe do të zavendësohet nga Donald Trump.
- Angela Merkel po kërkon një mandate të katërt si kancelarë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Imazhi është marrë më 7 qershor 2015 në takimin e G7 në Schloss Elmau në Gjermani. /Arbresh.info