E çuditshme: Çka ka ndodhur me biznesmenin Ardian Hoxha? Gënjen që është në takim me Marco Rubion në Tiranë
Biznesmeni Ardian Hoxha ka dalë me një postim ku pretendon se “sot” ka pasur në takim në Tiranë në një nga ambientet e veta biznesore, askënd më pak se Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.
Kështu ka postuar ai në profilin e vet duke shkruar se “Ishte një nder i madh të prisja @marcorubio @secrubio sot në Tiranë. Ne besojmë se projektet tona në Shqipëri do të forcojnë më tej lidhjet midis kombeve shqiptare dhe amerikane. Faleminderit Driton që e organizove këtë.”
Një udhëtim i tillë i Rubios në Tiranë nuk është lajmëruar zyrtarisht askund në Departament të Shtetit, ndërsa Rubio mbrëmë deri në orë të vona ishte me Donald Trump duke shikuar një përleshje në UFC gjersa J.D Vance po zhvillonte bisedimet me Iranin.

<iframe data-src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fardianhox%2Fposts%2Fpfbid032NAG5vssNA2LyqP6Sz7c4W8MUzk8W9bXFFYaMrAzaT2kCf31uezrx9WJjCn3sSotl&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”471″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>


Comments are closed.