FLAMUJT NË MPJ DHE NË PROKURORINË THEMELORE PUBLIKE NUK JANË LËSHUAR NË GJYSMË SHTIZË
Edhe pse është ditë zie, flamujt e Ministrisë së punëve të jashtme dhe të Prokurorisë Themelore Publike nuk janë lëshuar në gjysmë shtizë, transmeton TetovaSot.
Flamujt e objekteve të MPJ edhe të Prokurorisë Themelore Publike nuk janë lëshuar në gjysmë shtizë edhe pse Qeveria sot e ka caktuar ditë zie për shkak të vdekjes së 21 personave nga vërshimet në Shkup.