“Gati për luftë”, Capital T në Angli për të përkrahur Kosovën

517

Sonte përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme deri më tani në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro 2020’.

Kosova pritet të përballët me një prej ekipeve më të mira në botë, atë të Anglisë.

 

Një numër i madh i tifozëve nga Kosova kanë udhëtuar drejt Anglisë për të ndjekur nga afër ndeshjën.

 

Në mesin e tyre edhe reperi, Capital T dhe boksieri, Ilir Latifi. Ishte reperi ai që ka ndarë me adhuruesit në Instagram një foto nga atje.

“Gati për luftë”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë që ndeshja zhvillohet në stadiumin e Southamptonit “St. Mary’s” me fillim nga ora 20:45./Indeksonline/

Comments