Guardiola: Khusanov mund të jetë një lojtar i madh në të ardhmen

98
fresco

Manchester City ka bërë goditje të mëdha në merkaton e janarit.

Lëndimet e shumta kanë pasur ndikim të madh te skuadra e Pep Guardiolës, ku i cili po përjeton ndër sezonet më të dobëta të karrierës së tij si trajner.

Andaj “Qytetarët”, vendosën të shpenzonin shumë në afatin e janarit duke bërë katër blerje, ndër ta edhe mbrojtësi Abdukodir Khusanov.

midle

Për uzbekun kishte thënë fjalë të mëdha edhe Guardiola.

“Khusanov mund të jetë një lojtar i madh për të ardhmen. Është shumë mirë për të, për të gjithë ne, potenciali që ne vizualizojmë se mund të ketë. Qetësia e tij me topin, ai është jashtëzakonisht i shpejtë. Vendimmarrja duhet të përmirësohet, por është çështje moshe”, u shpreh Guardiola.

Khusanov, u transferua te City nga skuadra e Lensit për shifrën e 40 milionë eurove duke u bërë edhe lojtari i parë nga Uzbekistani që luan në Premier League./IndeksOnline/

Comments