Haradinaj: Liria e shprehjes dhe e shtypit janë levat e demokracisë

334

Dita Botërore të Lirisë së Shtypit- flet kryeministri
Dita Botërore të Lirisë së Shtypit- flet kryeministri

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk do të ndalemi deri derisa të krijojmë një ambient plotësisht të lirë e të sigurt për gazetarët.

“Kosova, sipas raporteve ndërkombëtare ka bërë një përparim të ndjeshëm sa i përket lirisë së medias, por ne nuk do të ndalemi derisa të krijojmë një ambient plotësisht të lirë e të sigurt për gazetarët”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Më tej kryeministri ka thënë se liria nuk mund të jetë e pjesshme, prandaj i ka ftuar gazetarët kosovarë që të punojmë në partneritet të ngushtë, që ta ndryshojmë këtë gjendje.

“Liria e shprehjes dhe e shtypit janë levat e demokracisë, kësisoji të panegociueshme dhe duhet të shkojnë bashkë të integruara me përgjegjësinë”, thuhet në postimin e Haradinaj.

Po ashtu me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka paralajmëruar protestë me moton “Mosndëshkimi vret lirinë e shprehjes”./21Media

Comments