Hasanbegu edhe sot në kërkim të Elife Fejzullahut

243

Tre javë pas vërshimeve që goditën rajonin e Shkupit, edhe më tej vazhdojnë kërkimet për vajzën 16 muajshe Elife Fejzullahu. Të ndarë në disa grupe nëpër fushat e Hasanbehut dhe përgjatë kanaleve të vërshuara Elifen e vogël e kërkonin familjarët e saj, vullnetarët dhe pjesëtarët e armatës. Një pjesë e ushtarëve në teren ishin me qen kërkues por ende nuk ka asnjë shenjë nga vogëlushja. Vullnetarët thonë se kërkimet nuk do të ndalen derisa të mos gjendet Elifja. Vogëlushja u zhduk më 6 gusht kur stuhia morri veturën ku ishin ajo dhe prindërit e saj. Në këtë fatkeqësi jetën e humbi edhe babai i saj ndërsa mbijetoi nëna e saj. alsat.m\

Comments