Incident i armatosur në komunën e Haraçinës, gjuan kushëririn me “kallash”

276

Ministria e punëve të brendshme ka njoftuar për një incident të armatosur që ka ndodhur në fshatin Orllancë të komunës së Haraçinës. Sipas policisë, të dielën rreth orës 14 e 30 minuta, N.S. (33) ka denoncuar në polici se të njëjtën ditë rreth orës 13, pasi ka arritur me traktor në oborrin e tij, ka dërgjuar një krismë arme pas shpine. Pasi ka zbritur nga traktori ka vërejtur se kuëshëriri i tij, M.S. ka mbajrut pushkë automatike në dorë, urse dy vëllezërit e tij kanë tentuar ta pengojnë, me ç’rast M.S. ka ikur. Pas një kohe të shkurtër, deri sa N.S. ka qëndruar në oborrin e tij bashkë me nënën, gruan dhe tre fëmijët, sërish ka arritur kushëriri i tij M.S. dhe me pushkë automatike ka shtënë disa rafale në drejtim të N.S., dhe pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes, transmeton Gazeta Lajm. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka të lëdnuar, kurse sipas policisë, shkak për incidentin ka qenë mosdurimi mes veti për shkak të mosmarrëveshjeve pronësoro-juridike. Nëvendin e ngjarjes ka dalë policia dhe ka kryer hetime.

Comments