Kanadaja lejon hixhabin për policet muslimane

217

Image result for kanadaja lejon xhihabin per policet

Kalorësia Mbretërore e Policisë kanadeze (RCMP) ka lejuar mbajtjen e hixhabit për policet muslimane, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i zyres së ministrit kanadez për Siguri Publike Ralph Goodal, Scott Bardsley pohon se hixhabi përmes uniformës së mirënjohur të Kalorësisë policore kanadeze, më mirë do të shpreh diversitetin në shoqërinë kanadeze.

“Kalorësia mbretërore policore është njësit progresiv dhe inkluziv policor i cili respekton vlerat e të gjitha religjioneve dhe kulturave”, tha Bardsley.

Moebel THEMA

Ai tha se ky hap do të inkurajojë muslimanet që t’i bashkangjiten njësitit policor. Besohet se gratë përbëjnë 20 përqind të pjesëtarëve të Kalorësisë mbretërore policore prej gjithsej 19.258 pjesëtare.

Uniforma, e cila përbëhet nga tunika e kuqe serge, çizmet e kalërimit nga lëkura dhe kapela e gjerë, është përcaktuar që në vitin 1880 dhe për herë të fundit është azhuruar në vitin 1990, për t’i mundësuar policëve Sikhim që të mbajnë turban.

Ndryshe, kalorësia mbretërore policore është forca e tretë policore në Kanada e cila lejon hixhabin si pjesë të uniformës, pas policisë në Toronto dhe Edmonton.

Dje policia e Skocisë bëri të ditur se hixhabi do të jetë pjesë e uniformës zyrtare në pajtim me planet për krijimin e forcave të ndryshme.

Comments