Kënga e re e Eni Koçit dhe Besnik Qakës publikohet në të gjitha platformat muzikore!

Eni Koçi dhe Besnik Qaka (NRG Band), dje lansuan projektin e tyre të ri.
Bëhet fjalë për këngën “Zemër”, të cilës ia shoqëruan edhe videoklipin, shkruan lajmi.net.

Këtë projekt, gjatë ditës së sotme këngëtarët e kanë publikuar edhe në platformat e tjera muzikore “Spotify”, “iTunes”, “Deezer”, e të tjera.
“Zemër” nga Eni dhe Besniku kanë marrë vetëm komente pozitive nga fansat e tyre në orët e para të publikimit. /Lajmi.net/