Kombëtarja në alarm për dëmtimin e Armando Sadikut

251
Tifozët e kombëtares presin me ankth lajmet mbi shkallën e dëmtimit të Armando Sadikut. Sulmuesi doli nga loja në Zvicër me probleme në gju.

A do të mund ta kemi të tillë edhe në Lihtenshtajn?
Është në dyshim Armando Sadiku për ndeshjen e rëndësishme të radhës në eleminatoret e Botërorit.
Sulmuesi i kombëtares pësoi dëmtim në përballjen e fundit në kategorinë e dytë zvicerane, ku ekipi I tij, Zyrihu, fitoi 3-0 ndaj Servetit të Gjenevës.
Pasi u gëzua për golin e parë shënuar që në minutën e 2-të nga Vinter, ai nuk mundi të qendronte gjatë në fushë.
Pas vetëm 12 minutash provoi të shënonte golin e tij, por aty u dëmtua.
Bëhet fjalë për një problem në gju, diçka që mundet edhe të kërkojë një kohë të gjatë riaftësimi.
Sadiku ka pasur edhe në të kaluarën shqetësime me dëmtimet, madje duke mbetur për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës, dhe duke rrezikuar karrierën.
Priten vizitat më të detajuara mjekësore dhe komunikata e Zyrihut për të marrë vesh shkallën e vërtetë të dëmtimit, dhe nëse trajneri De Biazi do ta ketë në dispozicion për ndeshjen e 6 tetorit në Lihtenshtajn.
Dëmtimi i Sadikut është një mëkat i vërtetë, pasi sulmuesi ka qenë në formë shumë të mirë gjatë këtij sezoni në Zvicër dhe në Europë.
Ndërkaq, alarm por më të vogël krijon Burim Kukeli, i cili shërbeu për golin e dytë të Zyrihut ndaj Servetit.
Edhe mesfushori doli nga fusha në gjendje jo shumë të mirë fizike
Comments