Lazim Destani dhe Ecolog ndihmojnë Shkupin (FOTO)

189

IMG_8404

Me iniciativë të filantropit Lazim Destani, sot kompania Ecolog dërgoi donacion  për të prekurit nga vërshimet e fundit në qytetin e Shkupit.

Donacionet që përmbajnë uje të pijshëm, produkte ushqimore dhe higjenike , ndihma u dedikohen rajoneve te vershuara ne Hasanbeg dhe rrethinë.

Përndryshe në suaza të kësaj iniciative të z.  Lazim Destanit dhe kompanisë Ecolog, iu bashkangjit edhe  klubi futbollistik Shkëndija, të cilët biletat nga ndeshja e djeshme mes, ia dedikuan mu vërshimeve në Shkup.

Filantropi Destani dhe kompania Ecolog vazhdimisht në mënyra nga më të ndryshmet kanë përkrahur bashkvendasit e tyre, dhe shprehen se do vazhdojne t’i mbeshtësin.

Iniciativat e këtilla janë edhe motiv për të gjithë që mund të mbështesin zonat në nevojë.

Lazim Destani shprehu ngushëllime për viktimat e vërshimeve të fundit, shprehu që dje përmes një publikimi në faqen e tij oficiale në facebook , ku shkruante : “Me keqardhje po e ndjek situatën e krijuar pas përmbytjeve me pasoja fatale në rajonin e Shkupit. Janë të tmershme dhe prekëse skenat që la pas kjo fatkeqësi natyrore. Me këtë rast, shpreh dhembjen dhe solidarizimin tim me banorët e zonave të prekura nga përmbytjet ndërsa familjeve që humbën të dashurit e tyre, u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Në këto momente shumë të vështira për ju të goditurit nga ky tmerr, me dhembje të thellë jam bashkë me ju për të kontribuar sadopak në lehtësimin e gjendjes suaj të vështirë. “

IMG_8277IMG_8326IMG_8364IMG_8404IMG_8415IMG_8421

Comments